Konfiskohet sasi e madhe armësh dhe municione në Maqedoninë e Veriut

Një sasi e madhe armësh dhe municionesh është konfiskuar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se gjatë kontrollit të një makine tip Opel me targa të Tetovës, u gjet një pushkë automatike dhe 50 fishekë “Luger” të kalibrit 9 mm.

Për pasojë u arrestua shoferi i mjetit, U.M.(34) nga Shipkovica e Tetovës.

Më pas janë kryer kontrolle në banesën e 34-vjeçarit ku janë gjetur 237 fishekë të kalibrit 9 mm, sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë “Crvena Zastava” 7.62 mm me kornizë me fishekë, një pistoletë “Glock 17” me kornizë me fishekë 9 mm, një pistoletë me gaz, një e shtënë top, një pushkë gjysmë automatike “Khan Arms” me 5 gëzhoja.

/albeu.com/

 


Shtuar 19.01.2023 21:55