Tek "302"-shi vjen Fullani, ikën Bitraj
Pëlqej
Guvernatori Ardian Fullani është dërguar në qelinë e paraburgimit në institucionin e vuajtjes së dënimit numër 302 në kryeqytet ndërkohë që i akuzuari tjetër në lidhje me vjedhjen në BSH, Ardian Bitraj është transferuar në paraburgimin 303.

Arsyeja e këtij transferimi është bërë për çështje sigurie, por nuk përjashtohet edhe mundësia e evitimit të çfarëdolloj kontakti mes Bitrajt dhe Fullanit. Fullani është vizituar sot nga të afërmit në ambientet e paraburgimit “Mine Peza” në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori