Teatri, Vlahutin pranon të takohet me artistët
Pëlqej
Artistët vazhdojnë protestën për Teatrin pavarësisht miratimit të ligjit.

Edhe gjatë ditës së some kanë nisur protestat dhe është njoftuar se
Ambasadorja e bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin Ka pranuar të takohet me një përfaqësi të organizatorëve të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së teatrit Kombëtar.

Njoftimin e ka bërë të ditur regjisori Kastriot Çipi në protestën e sotme që po mbahet te sheshi i teatrit.

Çipi tha se ambasadorja ka pranuar kërkesën për të pasur një takim me një grup përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe se takimi do të mbahet ditën e premte. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori