Arrestohet shpërndarësi i drogës në Himarë

Një 27-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke shpërndarë kanabis në qytetin e Himarës.

Nën hetim është vënë edhe një person tjetër i cili e kishte akomoduar në banesën e tij 27-vjeçarin që qëndronte në Himarë si punëtor sezonal.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e 27-vjeçarit janë gjetur rreth 50 doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 10 000 lekë të reja, 1 grirëse për lëndë narkotike dhe 2 celularë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. Dh., 25 vjeç, ku ishte akomoduar përkohësisht 27-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë)./albeu.com/


Shtuar 7.06.2023 14:30