Tea e lidhur me Andin jashtë Për'puthen? Zbulohet e vërteta pas fotos së Shqipes (FOTO LAJM)

Ish-konkurentja e Përputhen, Shqipja ka postuar një foto në Instastory mbrëmjen e sotme ku shihet Andi dhe një vajzë (që i ngjan Teas) vite më parë, në krahët e njëri-tjetrit.

Në foton e postuar prej saj, Tea (e supozuar) shihet teksa puth Andin, por nuk dihej me saktësi në çfarë viti është realizuar kjo foto dhe çfarë ka patur mes tyre, teksa Shqipja shkroi:

Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur se nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit.

Janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin. Hë moj Olsa ku je?Të shpëtoi ky detaji i vogël? Skualifikoi!

Apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet. Tani do e tregosh veten sa e drejtë je. Se unë të njoh por publiku që s’të njeh. Me mua e tregove drejtësinë.

Por, e vërteta doli shpejt në shesh.

Vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh, shkruan iconstyle.

Kjo verifikohet nga komenti i Andit që shkruan “Arushi më i madh se Frensi”, duke na zbuluar edhe emrin e vajzës.
Shtuar më 03/12/2020, ora 23:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori