Pamje mahnitëse! Ballistët festojnë 30-vjetorin e krijimit, Tetova “digjet nga flakët e kuqe” (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës mori një barazim 0-0 ndaj Tivkes, përballje e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit maqedonas.

Në orët e mbrëmjes, tifo-grupi ‘Ballistët’ organizuan një festë për 30 vjetorin e krijimit të tifozërisë.

Tifozët krijuan pamje mahnitëse në Tetovë ku organizuan një shfaqje me fishekzjare duke krijuar një pamje të bukur.

Shkëndija e Tetovës është shpallur katër herë kampion i Maqedonisë së Veriut dhe dy herë ka fituar Kupën.


Shtuar 27.11.2022 23:11