Të "uritur" për internet, shqiptarët rrisin me 46.6% përdorimin nga celulari
Pëlqej
Çdo shqiptar ka përdorur mesatarisht 2.66 gigabajt internet nga celulari në 3 mujorin e parë 2018">2018 duke regjistruar rritje si në raport me tremujorin e fundit të vitit të kaluar ashtu edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2017">2017-ës.

Statistikat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2018">2018 ishte rreth 15 Milion gigabajt.

“Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.66 GB Internet në muaj në T1 2018">2018, që përbën një rritje me 15.9% në krahasim me T4 2017">2017 dhe një rritje 46.6% krahasuar me T1 2017">2017” thuhet në raportimin e AKEP.

Por “urinë” për internet e reflekton jo vetëm përdorimi nga aparatet celular. Të dhënat për pajtimtarët me akses broadband(bandë të gjerë) përmes rrjeteve fikse tregon gjithashtu për rritje të interesit.

“Numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T1 2018">2018 arriti në rreth 314 mijë, që përbën një rritje me 6.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 18.1% në krahasim me të njëtin tremujor në vitin 2017">2017” vlerëson Autoriteti I Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Treguesit e tjerë

Tremujori i parë i këtij viti ka regjistruar një tendencë rritjeje në të gjithë elementët që lidhen me komunikimin dhe kompanitë celulare apo ato fikse.

Sipas shifrave zyrtare konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2018">2018 ishte: 182 minutadalëse, 38 SMS dhe 2.66 GB Internet. “Krahasuar me T4 2017">2017, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 20.9 %, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rritje respektivisht me 18.1% dhe me 15.9%” thuhet në raportin e AKEP.

Lidhur me telefoninë fikse numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2018">2018 ishte rreth 256 mijë, që përbën një rritje me 3.46% në krahasim me T4 2017">2017 dhe një rritje me 3.4% në krahasim me T1 2017">2017. /Monitor.al/
Shtuar më 19/06/2018, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori