E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Të super kërkuarit Çala dhe Murataj lëviznin lirshëm me familjet në Tiranë
Rrëfimi i Alkond Bengasit, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë kanë nxjerrë edhe njëherë në pah mungesën e theksuar të prezencës dhe policisë në komunitet, e cila duket se shfaqet vetëm për të vendosur gjoba ose kur nevojitet shkopi i gomës ndaj të pamundurve.

Siç shpjegon edhe Alkond Bengasi, Klement Çala e ka vizituar në shtëpinë e tij në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë pak ditë para grabitjes duke ndejtur disa orë aty. Madje, sipas Bengasit, Ccala kishte shkuar në shtëpinë e tij sëbashku me bashkësorten dhe fëmijët.

“Përpara disa kohësh mesa më kujtohet disa ditë pasi është vrarë avokati Ravik Gurra në qytetin e Elbasanit, unë sëbashku me babain e Klementit, Pullumb Cala si dhe një kushëririn tim na ka shoqëruar policia në drejtorinë e Elbasanit ku jemi pyetur në lidhje me ngjarjen e vrasjes së avokatit.

Atë ditë pasi kemi dalë nga policia e Elbasanit unë kam ardhur në shtëpinë time tek Liqeni i thatë në Tiranë dhe në banesën time po atë ditë në darkë ka ardhur Klementi sëbashklu me nusen e tij dhe fëmijët dhe gjatë bisedës ai më ka treguar se “ça ka policia me ty, shih mos të kanë vendos ndonjë përgjues në makinë”. Po këtë natë kur Klementi ka qenë në shtëpinë time ai më ka thënë se “do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë”.” – ka rrëfyer Bengasi për prokurorët.

Po ashtu, në dëshminë e tij, Bengasi thekson se ka takuar edhe Admir Muratajn në një ambient të hapur, poshtë pallatit ku ndodhet apartamenti i Klement Ccalës.

“Herën e fundit që unë e kam takuar Admir Muratajn në momentin që po zbrisja për të blerë cigare të dyqani që ndodhet afër pallatit, dyqan i cili ndodhet në pallatin e Klementit, ka qenë rreth 6 ditë para se të ndodhte grabitja në Rinas. Një person më fishkëllen dhe unë kthej kokën dhe arrita të dalloj Admir Muratajn, i cili më thirri ‘o nip’ dhe unë kam shkuar dhe jemi takuar dhe aty shikoj se në automjetin golf ngjyrë e bardhë me targa kosovare ndodhej edhe Daja nga Kosova, i moshës rreth 50 vjeç, Qeros.

Pasi Admiri më ka dhënë dorën dhe më ka përshendetur ai ka hyrë në shkallën e pallatit ku banon Klementi dhe është ngjitur lart. Unë sa herë e kam parë shtetasin Kosovar, e kam parë që ai ishte në shoqërinë e Admir Muratajt.” – ka rrëfyer Bengasi për prokurorinë e Krimeve të Rënda.

I pyetur në lidhje me dy persona të tjerë të përfshirë siç janë Oltion Veseli dhe një tjetër të quajtur Tani, Bengasi tha:

"Po unë jam në gjendje ti identifikoj këta persona nëse me paraqiten nga ana juaj. Olti është i moshës rreth 40 vjeç, me trup rreth 175 cm i gjatë, trup normal, me flokë sit ë verdha, me fytyrë te bardhë, me dialekt si nga Fushë Kruja. Olti mesa më ka thënë Klementi ka qenë në forcat komando që kanë qenë jashtë shtetit.

TANI është i moshës rreth 35 vjeç, me trup rreth 180-185 vm, trup normal pa bark, me flokë gështenjë të shkurtra, ai vishej zakonisht sportive. Sa herë e kam parë mbante të njëjtat veshje. Të dy këta shtetas qendronin të pa rruar, por jo më mjekër të madhe, për të dy këta shtetas kam dëgjuar se ishin besimtarë të fesë myslimane. Kujtoj që TANIN e kam parë njëherë në Elbasan sëbashku me Eldin të rrobaqepësia sëbashku. Kujtoj që ka qenë aksham dhe më ka marrë e ëma e Klementi e kam shkuar t’u jap ushqim qenve".
Shtuar më 26/04/2019, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori