Te shtena ne veri te Mitrovices
Pëlqej
Albeu.com
Policia e Kosovës ka raportuar për një incident që ka ndodhur sot në mëngjes mes fshatrave Suhodoll të banuar me shqiptarë dhe atij Bërxhani të banuar me serbë në veri të Kosovës.
Zëdhënësi rajonal i Policisë, Besim Hoti tha se rreth orës 10:30 nga fshati Bërxhani janë shënuar të shtëna, por pa pasoja në njerëz apo dëme tjera materiale. Këto të shtëna, sipas policisë, kanë mund të kenë pasur si qëllim ngritjen e tensioneve dhe ndërprerjen e punimeve në shtëpinë e Ali Kadriut në Suhodoll.

"Ajo që është me rëndësi është se këto të shtëna nuk kanë pasur për cak objektin apo personin fizik", tha zëdhënësi Hoti. Ai tha po ashtu se nuk janë shënuar tubime të qytetarëve, dhe se policia vendore dhe ajo e UNMIK-ut e kanë vënë gjendjen nën kontroll dhe se pasdite gjendja përshkruhet të jetë e qetë. (rel)
Shtuar më 15/11/2008, ora 22:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori