Përplasje me armë zjarri tek "Medreseja"
UPDATE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Medresesë në kryeqytet.

Fillimisht u raportua se kemi të bëjmë me një plagosje, por se duket se tek zona e njohur si "Farmacia 10" ka patur përplasje me armë mes dy grupeve rivale.

Nuk dihet nëse ka apo jo të plagosur, por se disa persona janë shoqëruar në polici për ngjarjen.

Dyshimet e para janë se mes personave të ndarë në dy grupe ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Forcat policore kanë shoqëruar në ambjentet e komisariatit 4 persona, ku do të merren edhe në pyetje rreth ngjarjes.


18:47 - Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë zonës së Medresesë në Tiranë, më saktë pranë "Farmacisë 10".

Sipas raportimeve paraprake nga të shtënat dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihen autorët dhe as personi i plagosur, ndërsa policia ka arritur në vendin e ngjarjes. /Albeu.com/
Shtuar më 17/01/2016, ora 19:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori