Të shtëna me armë zjarri në Fier, lokalit i thyhen xhamat
Një lokal është tronditur mbrëmjen e djeshme nga të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe sipas informacioneve paraprake mësohet se është qëlluar drejt një lokali në lagjen “Kastrioti”

Fatmirësisht lokali gjatë kohës kur ndodhi ngjarja ka qenë i mbyllur por nga plumbat janë thyer xhamat e lokalit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa shtohet se ka vetëm dëme materiale. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori