Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset biznesmeni i ndërtimit
Pëlqej
Duke bërë bilancin për korrikun, Ministria e Brendshme njoftoi sot një rënie të numrit të vrasjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por vrasjet dhe plagosjet vijojnë të shqetësojnë shqiptarët.

Pas vrasjes në Mirditë, një tjetër person është plagosur me armë zjarri sot në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës ku mësohet se biznesmeni Arben Veliko ka marrë plagë në këmbë dhe në bark.

Ende nuk ka detaje lidhur me këtë ngjarje e cila vjen disa ditë pas atentatit me eksploziv ku mbeti i vrarë Isuf Brahimaj. /albeu.com/



Shtuar më 01/09/2014, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori