Xabi Alonso do të bëhet “krahu i djathtë” i Gerrard tek Aston Villa

Steven Gerrard humbi numri dy të pankinës tek Aston Villa, pasi Michael Beale do të shkojë te QPR për të marrë frenat e ekipit.

Vendi i Beale duket se do të zihet nga një emër i madh i futbollit, pikërisht Xabi Alonso.

Alonso është larguar nga drejtimi i skuadrës Real Sociedat B dhe mund t’ i bashkohet mikut dhe ish-shokut të tij te Liverpooli, Steven Gerrard për të vazhduar karrierën e tij si trajner.

Bisedat kanë ndodhur dhe duket se ka një marrëveshje, ndaj me largimin zyrtar të Beale, do të zyrtarizohet edhe ish-futbollisti i Real Madridit si asistent.

Dy miq të mëdhenj do të ndajnë edhe një herë dhomën e zhveshjes, edhe pse tani si trajnerë./albeu.com