Të shtëna arme në Vlorë pas një konflikti mes dy personave
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në rrugën "Trans-ballkanike" në Vlorë.

Nga të dhënat e para, Portali Albeu bën me dije se të shtënat kanë ardhur si pasojë e një konflikti mes dy personave.

Forcat e policisë të cilët ndodhen në vendngjarje thonë se në tokë janë gjendur pistoleta dhe gëzhojat e saj. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa kanë nisur hetimet paraprake. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori