Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi në gjendje të dehur ka
goditur një mjek.
Shtetasi A. K., banues në
Peqin ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka
goditur për shkak të detyrës
mjekun Y. T.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë
Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 18/11/2019,
ora 10:27