Të rinjtë, nën 18 vjeç, nuk lejohen në pabe
Albeu.com
Pronarët e lokaleve do të gjobiten nëse do t’u japin pije alkoolike fëmijëve që nuk kanë mbushur moshën. Çdo person në orët e vona të natës duhet të ketë dokument identifikimi.nga ALBANA LIKA
Asnjë i ri nën moshën 18 vjeç nuk do të lejohet të frekuentojë një bar apo lokal nate në të cilin tregtohet pije alkoolike apo superalkoolike, nga ora 22.00 deri në orën 6.00. Përdorimi i pijeve alkoolike, do të sanksionohet me ligj. Një grup deputetësh të Partisë Republikane, të kryesuar nga nënkryetarja e Grupit parlamentar të kësaj partie, Lajla Përnaska, kanë përgatitur një draft, të cilin do ia dorëzojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Drafti

Të gjithë “të miturit”, nga mosha 18 vjeç e poshtë, përgjatë 8 orëve të natë së vonë do të ndalohen të hyjnë nëpër lokale, pabe apo në çdo ambient tjetër që tregton pije alkoolike. Ndërsa pronarët e këtyre ambienteve ose personeli i punësuar në to, do të lejojnë hyrjen e të miturit në ambientet e mësipërme do të gjobiten. Për identifikimin e moshës së tyre, të miturit, sipas draftit në fjalë, do të jenë të detyruar të dëshmojnë moshën e tyre përmes certifikatës së lindjes, pasaportës, dëshmisë së aftësisë për drejtim automjetesh, ose çdo dokument identifikimi të vlefshëm. Drafti gjithashtu u ndalon personave të tjerë të shesin apo të ofrojnë falas një të mituri pije alkoolike apo superalkoolike në vende publike, si dhe nuk duhet ta detyrojë atë të konsumojë një pije alkoolike, qoftë edhe brenda mjedisit familjar.

Publiciteti

Drafti i republikanëve ndalon publicitetin për pijet alkoolike apo superalkoolike që transmetohet në brendësi të një programi drejtuar të miturve, si dhe 15 minuta para dhe pas këtij programi. Publiciteti i pijeve alkoolike apo superalkoolike ndalohet edhe nëse ai bëhet në vendet e frekuentuara kryesisht nga të miturit dhe shkolla ose institucione të tjera. Gjithashtu ndalohet çdo lloj formë publiciteti i pijeve alkoolike apo superalkoolike në shtypin e përditshëm apo periodik, drejtuar të miturve ose në sallat e kinemasë në rastet e shfaqjes së filmave për të mitur. Nga ana tjetër drafti detyron kanalet radiotelevizive publike, private dhe agjencitë publicitare, që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, duhet të adoptojnë rregulla mbi përmbajtjen e mesazheve publicitare që kanë të bëjnë me pijet alkoolike apo superalkoolike.

Ankimimi

Çdo person ka të drejt që të ankohet në rrugë administrative, në gjykatë, kur çmon se dikush po shkel detyrimet e parashikuara nga ky ligj. Për procedurat e ankimit ndiqen dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. Çdo shkelje të dispozitave të këtij ligji dënohet me gjobë. Masa e gjobës përcaktohet nga organi kompetent, i cli zgjidhet nga ministri i Brendshëm. Këshilli Kombëtar për Alkoolin është organi kompetent që bën monitorimin e zbatimit të këtij ligji, propozon strategjinë kombëtare të luftës kundër alkoolit, bashkëpunon me entet apo organizatat ndërkomëtare që veprojnë në këtë fushë, kryesisht me OBSH-në, si dhe cakton për çdo vit kalendarik një ditë të luftës kundër alkoolit.

Asnjë i mitur nuk lejohet të frekuentojë një bar apo lokal nate, në të cilin tregtohet pije alkoolike apo superalkoolike, nga ora 22.00 deri në orën 6.00.

Pronari i barit apo lokalit të natës, në të cilin tregtohet pije alkoolike apo superalkoolike, ose personeli i punësuar aty, që lejon hyrjen e të miturit në këtë ambient, përbën shkelje në kuptimin e këtij ligji.

Për të identifikuar moshën e tyre, adoleshentët duhet të paraqesin certifikatë lindjeje, pasaportë, dëshmi të aftësisë për drejtim automjetesh, ose çdo dokumenti identifikimi të vlefshëm.

Ndalohet publiciteti për pijet alkoolike apo superalkoolike që:

Çdo person ka të drejtë që të ankohet në rrugë administrative, kur çmon se dikush po shkel detyrimet e parashikuara nga ky ligj.

Çdo shkelje të dispozitave të këtij ligji dënohet me gjobë.

Burimi: Gazeta Metropol
Shtuar më 15/01/2006, ora 13:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori