Të rinjtë italianë rrahin barbarisht shqiptarin, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, me qendër një të ri shqiptar.

Tre persona kanë dhunuar një 20-vjeçar shqiptar në stacionin e trenit të Cenglianos dhe Corte delle Rose në Itali.

Mediat e huaja shkruajnë se te rinjte italiane shtrinë në tokë të riun dhe nisën ta shkelmonin në kokë e në bark.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku Fabio Chies, i cili bëri thirrje për kapjen e tyre.

Ndërkohë nuk dihet cila ishte arsyeja e sherrit mes te rinjve, por autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Kështu policia ka arritur të bëjë identifikimin e tyre, ndërsa akuzat mund të jenë të renda pasi i rrezikuan jetën të riut.

Raportohet se shqiptari ndodhet në gjendje të rendë për jetën pasi goditjet e forta në kokë i shkaktuan traumë në tru.
Shtuar më 20/07/2020, ora 21:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori