Të rinjtë e PDIU hedhin bazat e Kuvendit mbarëkombëtar shqiptar
Sot ne Prishtine u hodhen themelet e para te krijimit te Kuvendit rinor mbarekombetar shqiptar, i cili do te kete perfaqesi nga organizata rinore dhe forume politike nga te gjitha trevat shqipfolese.

Sekretari per ceshtjet ekonomike ne PDIU Ermal Telha, aktivisti rinor Marjon Gorica, dhe Kuvendi i te rinjve te Kosoves, perfaqesuar nga Kryetarja Deniza Limani, si dhe anetare te ketij Kuvendi, nenshkruan marreveshjen e bashkepunimit per zhvillimin e kesaj iniciative te perbashket.

Kjo dakortesi u vendos ne prani te zv. Kryetarit te Parlamentit te Kosoves Z. Elmi Recica dhe te Drejtorit te Rinise ne MKRS, Z. Xhavit Bajrami, te cilet treguan gadishmeri totale per te mbeshtetur cdo iniciative rinore ne te mire te Kombit tone.
Emeruesi i perbashket i cdo shqiptari anekend trevave shqipfolese eshte bashkimi kombetar.

Te rinjte e PDIU dhe jo vetem, do te jene katalizator i rendesishem ne kete proces nepermjet aktiviteteve te shumta qe do te organizohen ne vijim. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2016, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori