“Kujdes nga kunatat”, Arjan Shehu: Ju bëjnë magji nga xhelozia

Ndonëse flitet shumë për të, magjia mbetet ende diçka misterioze dhe e paqartë. Disa besojnë në magji dhe tjerë jo.

Sakaq Arian Shehu, i cili ka trashëguar misionin e Sektit Halvetjan prej babait të tij, ka treguar për Euronews Albania se si i ati, ka aftesinë të largojë xhindet dhe magjitë nga njerëzit.

Ai thotë se në Gjirokastër ka shumë magjistrica, por magjitë më të këqija që bëhen janë ato brenda familjes.

Shehu rrëfen se në përgjithësi, kunatat kanë shumë xhelozi me njëra-tjetren e për kete gjë kryejnë rituale okulte.

“Njeriu i afërt të bën më shumë magji. Kunatat bëjnë magji. Ai që s’të do të bën të keqen”, theksoi ai./albeu.com/