Te premten do te miratohet Raporti per Sopotin
Albeu.com
Partnerët e koalicionit BDI dhe VMRO-DPMNE kanë tejkaluar mosmarrëveshjet rreth miratimit të konkluzioneve të raportit 200 faqesh të grupit punues për rastin e Sopotit. Mbledhja e komisionit anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut është caktuar për të premtën me fillim në ora 11.
“Sot grupi parlamentar i BDI-së bëri një kërkesë deri tek Komisioni anketues për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut që të vëhet në rend dite rasti i Sopotit. Ne mendojmë se duke pasur parasysh të gjitha faktet dhe argumentet e grupit të punës që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, besoj se komisioni anketues do të miratojë një vendim meritor me të cilin do të jenë të kënaqur edhe sopotasit. Besoj për një vendim të kapshëm ditën e premte kur është paraparë kjo mbledhje”, tha Safet Neziri, anëtar i komisionit anketues për Mbrojtjen dhe të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.

Puna e komisionit anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ishte bllokuar në dhjetor të vitit të kaluar pasi anëtarët e komisionit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së kishin kushtëzuar partnerin e tyre të koalicionit BDI-në që të mbështesinë ndryshimet në ligjet për arsim të mesëm dhe fillor si kusht që anëtarët e VMRO-së, në komision të mbështesinë raportin e Grupit punues për Sopotin. (Alsat-m)
Shtuar më 17/02/2010, ora 22:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori