Të përfshirë policë e zyrtarë, merret vendimi për 23 të arrestuarit në Skrapar
23 personat të cilët u arrestuan dje gjatë një mega-operacioni për kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Skraparit, janë njohur me vendimin e Gjykatës.

Gjykata e Posaçme ka lënë ne fuqi masat e sigurisë të dhënë në mungesë për 23 të arrestuarit për kultivim dhe trafikim narkotikesh. Në qeli janë lënë 16 persona, 4 “arrest në shtëpi” dhe 3 “detyrim paraqitje”.

SPAK njoftoi se në aktivitet kriminal janë të përfshirë policë dhe funksionarë publikë, nga shefi i Policisë Poliçan Neritan Naska, tek administratori i Njësisë Administrative Tërpan Edmond Zotko apo kryeplaku i Çorrogjafit Fatos Lamaj. Për shefin e Poliçanit GJKKO ka dhënë masën “arrest në shtëpi”.

Sipas, SPAK janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Shtuar më 09/01/2021, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori