Meta: Të huajt që na përdhunuan Kushtetutën, t’a bëjnë me të tyren

Meta ka reaguar ashpër gjatë një debati me profesorin nga Kosova, Nezir Krakin në lidhje me veprimet apo mosveprimet Kushtetuese dhe anti-kushtetuese që kanë dërguar vendin në një përplasje të tillë institucionale dhe politike.

Meta tha në “Tempora’ se ka edhe ndërkombëtarë që tentojnë të përdhunojnë Kushtetutën e Shqipërisë, ndaj të cilëve tha se mund të bëjnë diçka të tillë me Kushtetutën e vendit të tyre, ndërsa shtoi se, ai dhe shumë shqiptarë nuk do ta lejojnë këtë gjë të ndodhë më, shkruan Ora news.

“Unë do ta mbroj Kushtetutën deri në fund dhe ju siguroj se nuk jam i vetëm, ka edhe me mijëra shqiptarë që janë gati ta mbrojnë.

Do ta mbrojmë nga përdhunuesit vendas por edhe ata të huaj, të shkojnë të përdhunojnë Kushtetutën e vendit të tyre edhe ata se janë mësuar të përdhunojnë Kushtetutën e Shqipërisë prej vitesh me radhë”, tha Meta.


Shtuar 7.01.2020 22:02