Të moshuarit tregojnë tmerrin: Hajdutët i njohim sepse nuk ra alarmi
Pëlqej
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në Dajç të Shkodrës dhe autorët kanë mundur të vjedhin një sasi të madhe parash si edhe një makinë.

Në banesë banonte vetëm një çift i moshuar, familja e Mark Alisë

Dy të moshuarit kanë deklaruar se dy persona të armatosur kanë hyrë në vilë duke kryer vjedhjen.

Ata kanë shprehur bindjen se hajdutët kanë qënë persona që i kanë njohur mirë, sepse shtëpia ka sistem sigurie dhe kamera vëzhgimi, por sistemi i alarmit nuk ka rënë.

Policia vazhdon hetimet ndërkohë ende nuk është dhënë versioni zyrtar për ngjarjen. /albeu.com/

Shtuar më 21/02/2018, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori