Të mërkuren pritet të zgjidhet kryeministri i ri i Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Seanca e së mërkurës e Kuvendit të Kosovës, pritet të heq të gjitha dilemat rreth përbërjes së Qeverisë së re të Kosovës.Në këtë seancë deputetët do të votojnë për kryeminitrin dhe për ministrat e kabinetit qeveritar që do të marrin përsipër përgjegjësitë për udhëheqjen e Qeverisë në këtë periudhë që konsiderohet vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Nënkryetari i AAK- së,aktualisht ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapsinor, Bajram Kosumi është kandidati i vetëm për kryeministër i propozuar nga AAK-ja dhe i cili ka marrë mbështetjen e presidentit për këtë post. Kandidatura e tij pritet të marrë mbështetjen formale të kuvendit të Kosovës më 23 mars.
Shtuar më 22/03/2005, ora 01:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori