Të majtët fitojnë zgjedhjet e pjesshme në dy komuna
Zgjedhjet për kryetar komune në Dardhas e Rrethina, kanë nxjerrë fitues dy kandidatë të majtë. Sipas rezultateve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kandidati i LSI-së Genci Hamollari ka fituarzgjedhjet për kryetar të komunës Dardhas me 1138 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere që ka marrë 412 vota.



Ndërsa, në komunën Rrethinat të Shkodrës ka fituar kandidati i PS-së Luan Harusha me 4411 vota kundrejt rivalit të tij demokrat, Ridvan Guri i cili ka marrë 1402 vota.
“Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, KZAZ-të përkatëse kanë miratuar me vendim tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të zgjedhjevepjesshme, duke shpallur dhe kandidatin fitues për secilën komunë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të ardhjes së dokumentacionit zyrtar dhe kutive të votimit e materialeve zgjedhore nga dy KZAZ-të”- tha zedhenesja e KQZ.
Sipas saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përmbyllje të procesit zgjedhor vlerëson se aktete nënligjore te nxjerra nga KQZ si dhe masat organizative në ngritjen e infrastrukturës zgjedhore së bashku me punën në terren të inspektorëve të KQZ-së dhe ajo cfarë është më e rëndësishmë, korrektësia në zbatimin e detyrimve ligjore e komisionerëve të niveleve të dyta dhe të tretaat (KZAZ, KQV, GNV) ndikuan në realizimin me sukses të zgjedhjevepjesshme të datës 1 shtator.
Shtuar më 02/09/2013, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori