Grabitje gjatë natës, vidhet kasaforta e këtij institucioni

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

Sipas informacioneve të para mësohet se është grabitur gjatë natës Drejtoria e Patentave në Kashar.

Burime bëjnë me dije se është vjedhur kasaforta e këtij institucioni.

Mungesa e kasafortës së kësaj drejtorie është vënë re nga pastruesja e cila ka lajmëruar titullarët.

Sipas verifikimeve të para ka rezultuar se janë sulmuar dy kasaforta, njëra është hapur dhe i janë marrë gjërat apo paratë që ka pasur brenda, ndërkohë që tjetra nuk është hapur dot dhe është rrëmbyer ashtu siç ka qenë.

Autorët më pas janë larguar me një automjet. Burime bëjnë me dije se gjatë orës 15:00 të pasdites së djeshme firma e transportit të parave ka marrë si çdo zakonisht xhiron ditore, ndërkohë që pjesa e mbetur dyshohet se ka qenë rreth 800 mijë lekë të vjetra.

Por shifra e plotë pritet që të dalë pas verifikimit të plotë që do të kryhet. Objekti ruhet me pòlici private, dhe pritet që të merren në pyetje dhe rojet.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se autorët e grabitjes kanë qënë dy persona të cilët pas vjedhjes janë larguar me një automjet me ngjyrë të zezë, policia ka arritur të identifikojë targën e makinës ndërsa po punon per të zbuluar se kujt i përkasin, deri tani janë shoqëruar 10 persona pjesa më e madhe punonjës të drejtorisë së patentave si dhe persona me precedentë të mëparshem penal.

Njoftimi zyrtar i bluve të Tiranës: Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjèdhur kasafortën e një objekti.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve. /albeu.com/


Shtuar 24.06.2020 06:41