Të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohen shqiptarët në Kroaci
Ata kishin zgjedhur një vendbanim midis kufirit të Serbisë dhe Kroacisë, pothuajse gjysma e rrugës tokësore midis Shqipërisë dhe Italisë, duke vazhduar trafikun e tyre të paligjshëm të pa shqetësuar.

Reni leka dhe Erges Gjeka, 28 dhe 31 vjeçar, shpëtuan nga arrestimet e policisë italiane i zhvilluar më 26 shkurt të këtij.

Operacioni "Dy botë" i nisur atëherë, u konkretizua nga policia kroate, e cila arrestoi dy shqiptarët më 31 gusht në Bakajovo. Dy të rinjtë akuzohen si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Gjatë operacioni, zv/ prokurori i Livornos, Massimo Mannucci hetoi 36 persona, duke çuar në arrestimin e 25 prej tyre dhe kapjen e mbi 130 kg drogë, kryesisht marijuanë.

Pas sekuestrimit të 80 kg kanabis në San Giuliano Terme në 20 mars 2018, hetuesit dokumentuan episode të shumta të transportit dhe transferimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, bën të ditur Panorama.

Në veçanti, Leka dhe Gjeka, kishin furnizuar dy trafikantë me origjinë napolitane, të cilët shisnin lëndën narkotike në ishullin "Elba", duke shfrytëzuar të dënuarit. Me arrestimin e dy të rinjve, numri total i të arrestuarve shkon në 25.
Shtuar më 02/09/2019, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori