"Të lashë vetëm", shefja e infektivit përlotet për ditëlindjen e vajzës
Shefja e Infektivit Najada Çomo, që nga marsi duket se nuk ka bërë dot pushim.

Madje ajo nuk ka qenë dot as në ditëlindjen e vajzës së saj, pasi për doktoreshën ka vetëm një preukopim: shëndeti i pacientëve.

Përmes një postimi në Facebook Çomo i kërkon falje publike vajzës që nuk ka mundësi të jenë sëbashku në ditën e lindjes së saj.

Postimi i plotë

“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm, sigurisht me lotë, plot.

Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid, ju lashë vetëm e di, ty edhe babin.

E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”.

Shtuar më 20/09/2020, ora 20:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori