Përkeqësimi i situatës së Covid-19 në vend, Maqedonia kusht shqiptarëve që duan të kalojnë kufirin

Maqedonia e Veriut shton masat në kufi për shqiptarët.

Bëhet e detyrueshme certifikata e vaksinimit ose tamponi negativ.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.


Shtuar 28.08.2021 17:37