Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
“Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare”
Në kuadër të fushatës studentore ”Ruaj Traditën, Festo Shqip", studentët e vitit të dytë master në Marrëdhënie me Publikun pranë Kolegjit Universitar Beder, realizuan konkursin “Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare”.

Në këtë konkur morrën pjesë të rinj dhe fëmijë nga ansamble të ndryshme nga Tirana dhe rrethe të tjera dhe shpalosën vlerat e folklorit dhe traditave tona folkloristike përmes tingujve të mrekullueshëm të valleve shqiptare që kanë shoqëruar shqiptarët ndër breza në të gjitha festa, hidhërime dhe gëzime.

Të rinjtë dhe fëmijët konkurrues u vlerësuan nga profesioniste, e përbërë nga emra të shquar si Genc Kastrati, një nga valltarët më mbreslënës, koreograf pranë Ansamblit Kombëtar, balerina e njohur e Teatrit të Operas dhe Baletit Isida Mollaymeri, si dhe Liljana Cingu, valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një nga emrat që i ka dhënë jetë në skenë krijimtarisë folklorike, të cilët zgjodhën fituesit mes 18 grupeve pjesëmarrëse nga ansamble të ndryshëm. Ky konkurs shërben për ta rizgjuar dhe njëherë dëshirën e të rinjve për të kërcyer dhe për të mbajtur gjallë traditën shekullore të valles popullore shqiptare.

Konkursi u hap me valltarët e ansamblit Trad Folk, ansambël i drejtuar nga koreografi Bujar Gorenca, pjesmarrës në shumë koncerte kombëtare dhe ndërkombëtare të cilët sollën një kolazh vallesh që përshkronte trojet shqiptare nga jugu në veri.

Grupi artistik i shkollës “Isa Boletini” konkuroi me vallen e Rrajcës dhe vallen e Tropojës.

Ansambli Alba i drejtuar prej Lindita Kaimi, solle vallen e Tiranës dhe një valle me motive Veriu.

Gjimnazi “Besnik Hidri”, na solli pak hijeshi Tropoje me një valle të kësaj treve. Ndër të tjera ansambli "Folk Alb" i drejtuar nga koreografi Avni Ndreu pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare, nderuar me shumë çmime dhe vlerësime, kishte përgatitur valle që varionin nga Çamëria deri në Rugovë. Konkursin e valleve e mbylli grupi "Zumba with Fatilda", fëmijët e këtij grupi zbukuruan sallën duke shëtitur përmes valleve nga Tropoja në Çamëri.

Në përfundim të këtij konkursi "Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare" u ndanë këto çmime.

Ansambli "Alba" i drejtuar nga Lindita Kaimi, të cilët kërcyen vallet me motive Veriu, fituan biletat në kinemanë Cineplexx.

Ansambli "Folk Alb" i drejtuar nga Avni Ndreu, të cilët kërcyen vallen e Rugovës fituan bileta udhëtimi të mundësuar nga agjencia turstike ‘Magic M Travel’.

Ansambli "Trad Folk Tirana" i drejtuar nga Bujar Gorenca, të cilët kërcyen vallen e Jugut, fituan një videoklip mundësuar nga studio ‘Besnik Ramaj Photography’.

Për më tepër, ansambli Folk Alb, i drejtuar nga Avni Ndreu, të cilët kërcyen vallen e Tiranës, do të kërcejë si grup përshëndetës në Festivalin e Këngës për fëmijë, i mundësuar nga Drejtori i Qendrës Kulturore Kombëtare të Fëmijëve Erion Isai.

Çmimi për valltarin Solist më të mirë, i jepet solistit tek Vallja e Jugut, të grupit Trad Folk Tirana, i drejtuar nga Bujar Gorenca.

Çmimin për Çiftin Solistik më të mirë, i jepet çiftit tek vallja e Rugovës, Erida Stana dhe Kristjan Kavalli në grupin Folk Alb, i drejtuar nga Avni Ndreu.

Kolegji Universitar ‘Bedër’ mundëson dy bursa studimi të cilët ju dhanë kërcimtarëve: Laura Boçi, nga grupi Trad Folk Tirana dhe Gentiana Prendi nga Gjimnazi “Besnik Hidri”.

Trofetë e realizuara nga ‘Infinit Gifts’ shkuan për: Folk Alb i drejtuar nga Avni Ndreu, Trad Folk Tirana i drejtuar nga Bujar Gorenca, grupi Alba i drejtuar nga Lindita Kaimi.

Ndërkohë një falenderim shkon për partnerët të cilët na kanë mbështetur gjatë fushatës: ‘Creative Event’ për dekorin e sallës, ‘Kamela’, ‘Auto Bebi’, ‘New Media Communications’, ‘Index’, ‘Ecreative studio’.
Shtuar më 17/01/2019, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori