Të karantinuar në hotelin në Kakavijë, pronari i kërcënon: Do i nxjerr në rrugë!
Një pronar hoteli në Kakavijë ka kërcënuar se do të nxjerrë jashtë të karantinuarit, emigrantë sezonalë që kanë ardhur nga Greqia.

Pronari ka pohuar se 18 persona janë karantinuar në hotelin e tij pasi kishin ardhur nga Greqia dhe kishin rënë dakord për pagesë ditore.

Mirëpo, ata kanë paguar vetëm dy ditët e para.

“News24” raporton se pronari ka vendosur t’i nxjerrë jashtë, por ka qenë Policia që e ka detyruar t’i mbajë në hotel.

Bëhet me dije se emigrantët nuk kanë para, ndërsa ushqimin ua ka siguruar Bashkia e Dropullit.

Ndërkohë pronari ka paralajmëruar se nesër mund t’i nxjerrë jashtë të karantinuari
Shtuar më 15/04/2020, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori