Ndërkohë që oponioni publik zien nga emocionet për Botërorin gazetarja Sonila Meço rikthen në vëmendje një "problem edhe më të madh".
Ajo i këshillon të gjithë që të kenë vëmendjen dhe të kenë
kujdes nga hapat që mund të marret duke paralajmëruar veprime të fshehta.
"Vigjilencë maksimale, se PPP-të nuk shohin Botëror, madje funksionojnë me intensitet më të lartë kur gjindja nuk e ka mendjen.
Të bëjmë apelin e objekteve kategori
trashëgimi kulturore, para e pas çdo ndeshjeje.
Të bëjmë apelin e pronave publike, para e pas çdo 90 minutëshi.
Dhe mbi të gjitha
kujdes me memorien, që deri në finale mos jetë ngritur ndonjë kullë e re dhe të na ngjajë si ekzistente.
Por sidomos
kujdes me publicitetin para, përgjatë e pas ndeshjeve se mirë që mund të mbetemi pa
trashëgimi kulturore, prona publike e të shushatur ndanë kullave, po mund të mos kemi shans as të bëjmë xhiro në shkallët lëvizëse se i kemi lënë të tëra nëpër baste.
Kujdes! Virusi është i egër dhe godet kur nuk e ke mendjen...por kujdeset të të zërë me lezet edhe kur e ke. Në Botëror mandej është në habitatin e vet natyral, mes dalldisë kolektive.
Kujdes!!!!"- shkruan Meco. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2018,
ora 23:40