Të huajt bëjnë për "ujë të ftohtë" Prelën: Burri s'ka paguar taksat, ende s'kemi filluar me ty
Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë drejtuar një sërë pyetjesh me spec ndaj kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela duke bërë edhe një paralajmërim të fortë ndaj saj.

Në seancën që po zhvillohet në KPK për Prelën, vëzhguesi ndërkombëtar Teo Jakobs, ështe ndalur te detyrimet e bashkëshortit të Prelës.

“Përse është paguar me para kesh burri juaj? Burri juaj nuk ka paguar taksat”, është shprehur Jacobs.

“Unë e bashkëshorti im kemi jetuar në Shqipëri jo në vendet BE”, raportohet të jetë përgjigjur Prela.

Bashkëshorti i Prelës ka të ardhura si inxhinier ndërtimi, ndërkohë për këto paga ai nuk ka paguar sigurime. Një arsye pse vëzhguesi i ONM-së u kap me Prelën.

“Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilcace të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mire kafen.

Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë rrogën në të holla edhe pse ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë paguar taksat me koincidence ose jo?

Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave. Pyetja është bashkëshorti juaj është viktimë apo bashkëpunëtor në këtë skemë?

Ti duhet të shplash shijen e keqe që ka ngelur në gojë, çfarë e mbështet këtë shije të keqe është fakti se pavarësisht se bashkëshorti juaj është gënjyer, është i dyshimtë fakti që ju keni akoma kontakt me ish-punëdhënësin.

Bashkëshorti juaj është në gjykatë me kompaninë por mesa di unë ai ka kërkuar edhe ndërmjetësim.

Çështja e dytë është mundësia financiare e kushëririt të bashkëshortit tuaj. Kur lexova përgjigjen tuaj dje në mbrëmje në një moment të caktuar ju thoni që nga viti 1996 ka fituar 10 milionë lekë.

Ju lutem më ndihmoni të justifikoj shumën 10 milion lekë për 10 vite.” – u shpreh vëzhguesi i huaj.

Prela u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Prela do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Sipas KPK-së, Prela ka mosdeklarim të huamarrjes me 1 milion lekë në tetor të 2010-ës. Ndërkohë ka dyshime për huamarrje 25 mijë € në vitin 2010, të cilën e ka kthyer në 2014. Ka dyshime për çmimin e blerjes së një toke nga Donika Prela, të ardhurat e së cilës i ka paguar nga paga si prokurore.

Shtuar më 22/01/2019, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori