Kryetari i Partisë Socialiste Edi
Rama përsëriti se opozita shqiptare nuk do të bëhet pjesë e reformës
zgjedhore për sa kohë nuk janë hetuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Në një konferencë shtypi
Rama i bëri thirrje kryeministrit
Berisha të japë përgjigje për ofertën e re të opozitës duke theksuar se pa u dhënë një përgjigje Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë për ndryshimet në reformën
zgjedhore.
“
Berisha ka dështuar për fshehjen e së vërtetës për krizën politike. Ai vazhdon të dëshmojë që qeveria nuk është e gatshme të zgjidhë këtë krizë prandaj oferta jonë është e vetmja jonë për t`i dhënë fund zgjidhjes së krizë politike” tha
Rama.
Ai kërkoi që të nisë menjëherë hetimi i materialeve
zgjedhore duke i bërë thirrje kryeministrit
Berisha t`i hapë rrugë hetimit të zgjedhjeve për t`i hapur rrugë sipas tij reformës
zgjedhore.
“Pa hetuar zgjedhjet s`ka reformë
zgjedhore dhe s`ka as zgjedhje të mundshme në Shqipëri” vijoi
Rama duke nënvizuar se PS dhe “Opozita e Bashkuar” është shpresa e vetme për një qeverisje më të mirë.
Shtuar më 17/11/2010,
ora 14:42