Dalin detajet tronditëse nga tragjedia në Gjilan, prindërit dhe vëllain nuk i vrau policja

Ditën e djeshme një tragjedi e pesëfishtë tronditi Gjilanin.

Fillimisht u raportua se policja Valdete Bllaca, para se të vetëvritej kishte ekzekutuar prindërit dhe dy vëllezërit.

Në rrugë jo zyrtare Klan Kosova ka mësuar se një motiv i pakonfirmuar që çoi te kjo tragjedi ishte një banesë.

Dyshohet se vëllai i madh, i cili nuk u lejua ta shesë banesën, e kishte vra fillimisht vëllanë e vogël, e më pas prindërit.

E shokuar nga ngjarja, dyshohet se motra police kishte ndërhyrë duke e vrarë këtë të fundit e më pas veten.

Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se të tre fëmijët të cilët ishin mbi të tridhjetat, ishin në depresion dhe karakterizoheshin nga paqëndrueshmëria emocionale.


Shtuar 19.02.2020 08:42