Të hënën mblidhet Konferenca Gjyqësore
Pëlqej
Nën drejtimin e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj do të mblidhet të hënën konferenca Gjyqësore Kombëtare, ku gjyqtarët nga e gjithë Shqipëria do të votojnë për pesë emrat e rinj si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Për kandidatë të KLD-së garojnë plot 30 gjyqtarë nga të tri nivelet e gjyqësorit në vend, shumë prej të cilëve me një karriere të spikatur në sistemin e drejtësisë. Konferenca Gjyqësore Kombëtare do të mbahet edhe në mungesë të ligjit, që u shpall antikushtetues në vitin 2008 nga Gjykata Kushtetuese duke rrezikuar futjen në kolaps të sistemit.

Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Lartë, konferenca do të mbahet në ambientet e kompleksit 'Xibraku' dhe kjo për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, çka bënte të pamundur zhvillimin në një nga sallat e gjykatave.
Shtuar më 13/11/2010, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori