Të hënën, mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak: Çfarë pritet të ndodhë në Shkodër
Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja ka thirrur të hënën mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak të bashkisë Shkodër.

Mbledhja do të zhvillohet jo në ambientet e bashkisë, por në ambientet e rekktoratit "Luigj Gurakuqi".

Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.
Shtuar më 16/08/2019, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori