U përfshi në një aksident, kjo ështe gjendja shëndetësore e Robert Berishës (FOTO LAJM)

Pak minuta më parë mediat kosovare publikuan disa pamje ku shihej këngëtari Robert Berisha i cili ishte përfshirë në një aksident.

Makina tip “benz” ishte përplasur me një kamion, teksa u raportua se kishte vetëm dëme materiale, ndërsa Berisha shihej duke folur me shoferin e kamionit.

Lidhur me këtë ngjarje nëpërmjet një video në “Instastory” ka reaguar vetë artisti ku tregon gjithçka çfarë ndodhi.

“Po më shkruani shumë për atë lajmin që ka dalë për një aksident. Shyqyr prej Zotit kurrgjë nuk kam. Mbrapa më ka rënë një kamion, ja fal, kaq. Hajde me të mira”, shprehet Robert Berisha./albeu.com