Ushtria e policia në terren: Çfarë ndodhi sot brenda farmacive, bankave e supermarketeve (VIDEO)

Ashtu sikundër u raportua edhe më herët, forca të policisë dhe ushtrisë janë shpërndarë pranë supermarketeve dhe farmacive me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Polcia bën sërish thirrje të ruani distancën nga njëri – tjetri për të mirën e shëndetit të të gjithëve.

Patrullat e Përgjithshme të Policisë, në oraret e lejuara janë të pranishme pranë bankave, supermarketeve dhe marketeve, ku ka dhe grumbullime të qytetarëve, me qëllim ruajtjen e distancës së duhur, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë distancën nga njëri- tjetri, të respektojnë oraret e lejuara të lëvizjes, si dhe të evitojnë daljet nga shtëpia pa pasur arsye thelbësore e jetike.


Shtuar 20.03.2020 11:59