Të gjithë në "radar", hyn në Shqipëri pajisja që përgjon "WhatsApp" dhe "Viber"
Ka mbërritur së fundmi në Shqipëri një aparaturë e dizenjuar për përgjimin e komunikimit, qoftë të natyrës shkrimore apo telefonike, përmes platformave sociale “WhatsApp” dhe “Viber”.

"Shqip" shkruan e aparatura moderne ndodhet tek godina e “Polit të Drejtësisë”.

Marrja e kësaj pajisjeje që do të transkiptojë tekstet dhe përmbajtjet zanore që shkëmbehen përmes “WhatsApp”-it dhe “Viber”-it, daton si plan në kohën kur si Prokuror i Përgjithshëm shërbente Adriatik Llalla.

“Një tender i tillë u bë edhe në kohën e Adriatik Llallës, por pasi u dekonsporua në media, tenderi u anulua.”- shkruan gazeta.
Shtuar më 13/09/2019, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori