A ka garë armatimi mes shteteve të Ballkanit apo
vetëm po modernizojnë kapacitete ushtarake, apo po
përshtaten shtetet anëtare po i
përshtaten NATO
standardeve.
Serbia bleu 30 tanke moderne ruse E72, kroatët harxhuan 30 milionë
vetëm për remont të fluturakeve, hungarezët zotuan 500 milionë euro në raketa e helikopterë, rumunët me sistem balistike “Patriot”, Bullgaria
bleu 8 aeroplanë luftarak amerikanë F16.
Përveç tankeve moderne ruse
Serbia bleu edhe 6 aeroplanë luftarak rus MiG që arritën në Serbi në fund të gushtit.
Për shkak të politikës gjoja se neutrale ushtarake të Serbisë këta po blejnë armatim në ‘perëndim’ e ‘lindje’. Deri në fund të vitit pritet dërgesa e shtatë helikopterëve rus MI35 dhe MI17 dhe në plan është edhe modernizimi i sistemeve kundërajrore “Buk 2” dhe “Pancir”.
As Bosnja e Hercegovina nuk mbeti pa u armatosur paksa,
bleu dy helikopterë amerikanë Bell UH-1 Iroquois.
Nga shtetet ballkanase Bullgari, Kroacia, Rumunia, Mali i Zi dhe Kroaci si anëtare të NATO’s po i
përshtaten standardeve të caktuara.
Shtuar më 28/09/2019,
ora 14:19