Të gjithë nën përgjim, forcat operacionale kthejnë Elbasanin në "shtetrrethim"
Pas takimit që kreu i Prokurorisë së KrimeveRënda zhvilloi me drejtuesit lokalë të Policisë së Elbasanit, pas incidentit të 18 shtatorit, urdhrat kanë qenë të qartë.

Forcat operacionale speciale tashmë janë vendosur në qytetin e Elbasanit duke e kthyer atë qytet në një shtetrrethim të vërtetë.

Kjo pasi shefi i akuzës Besim Hajdarmataj ka qenë i prerë, duke kërkuar me ngulm vazhdimin e hetimeve. Elementët kriminalë do të mbahen në monitorim, si përgjim ambjental, fotografik dhe telefonik, transmeton ABC News.

Më herët prokuroria e rrethit të Elbasanit kishte kërkuar që tre elementë të dyshuar si kontigjent të mbaheshin nën përgjim. Por kjo gjë nuk u realizua, pasi forcat e posaçme nuk kishin stafi të mjaftueshëm për ta realizuar diçka të tillë. “Duket se situata kriminale në Elbasanit ka dalë jashtë kontrollit nga organet ligjzbatuesë dhe, për këtë arsye duhet edhe një kundërverpim i menjëhershëm”, mësohet se është shprehur në takimin me dyer të mbyllura shefi i prokurorisë së krimeverënda.
Shtuar më 29/09/2017, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori