Te gjithe kunder planit "Shkupi 2014"
Albeu.com
Projekt regresiv dhe joproduktiv, kështu e kanë cilësuar partitë politike projektin e komunës qendër për pamjen e sheshit të Shkupit. Ata konsiderojnë se projekti nuk korrespondon me realitetin në vend, në aspektin etnik dhe fetar.
“Projekte si ky i komunës qendër më së paku mund ti vlerësoj si projekte regresive, projekte që nuk i kontribuojnë integrimit, projekte që janë të frymëzuar nga pamflete politike që për bazë kanë ndarjen si zgjidhje për problemin shqiptaro-maqedonas”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
“Vendosja e përmendoreve vetëm e një etniteti si dhe objekteve fetare dhe të gjitha ndodhitë paraprake që ishin në aspektin etnik dhe fetar vetëm tensionon situatën, tensionon marrëdhëniet ndëretnike… Dhe janë gjëra joproduktive të cilat në fakt na shtyn të parashtrojmë pyetje se kush rin pas këtyre, kush nuk ka sens dhe dëshirë për një bashkëjetesë të mirë”, u shpreh Flora Kadriu, nënkryetare e DR-së.

Mexhiti konsideron se nëse ndërtohet kisha duhet ndërtuar edhe xhamia Burmali pasi ajo ka ekzistuar në sheshin e Shkupit.
“Plani detal nuk është dokument që nuk ndryshon, plani detal urbanistik mund te ndryshojë në çdo 2-3 muaj pra nuk është ndonjë dokument i pandryshueshëm. Edhe njëherë potencoj nëse është vendosur që të ketë kishë nuk ka asnjë argument që të mos të jetë Xhamia burmali e cila edhe ashtu ka ekzistuar një periudhë të gjatë”, shtoi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Edhe PLD e ka quajtur projektin e komunës qendër si projekt pa shije dhe vlera estetike.
“Kryeqyteti i Maqedonisë po shendohet në qytet të kiçit dhe pa shije, në çdo hap jemi dëshmitar se do të ngrihen përmendore me koncepte të ndryshme dhe pa vlera estetike. Aq më shumë nuk mund ta kuptoj dashurinë e kësaj qeverie ndaj kuajve edhe me vendosjen e përmendores së Nikolla Karevit në kalë para parlamentit”, deklaroi Roza T. Karevska, deputete e PLD-së.

Nikolla Karev, përmendorja e të cilit është planifikuar të vendoset para Parlamentit, si personalitet është i kontestuar për popullin maqedonas për të cilin mund të ketë edhe reagim nga shteti bullgar, kanë theksuar nga DR. Sipas tyre kjo njëkohësisht mund të komplikojë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
Shtuar më 06/02/2010, ora 02:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori