Të gjithë kthejnë sytë nga e vetmja që i mbijetoi tragjedisë në Bulqizë, çfarë tha 16 vjeçarja
Një nënë me dy fëmijët e saj humbën jetën dje në Ostren për shkaqe akoma të paqarta.

Rajmonda Tola, 45 vjeç, u gjet e pajetë në banesën e saj bashkë me djalin, Fatjonin, 14 vjeç dhe vajzën, Rudinën 22 vjeç, ndërsa vajza tjetër 16-vjeçarja Merita Tola, u gjet me shenja jete dhe arriti të mbijetonte.

Ndonëse u përfol se shkak i vdekjes së Rajmonda Tolajt, Rudinës dhe Fajtonit mund të ishte rrjedhja e gazit, duket se ky version është hedhur poshtë.

Mësohet se grupi hetimor ka gjetur pranë banesës një shishe të vogël 50 gramëshe e cila çlironte aromë të rëndë.

Familjarët thanë se ajo mbante pesticide për patatet, ndërsa është dërguar për ekzaminim në laborator.

Ndërkohë, ditën e djeshme, grupi hetimor i çështjes ka udhëtuar nga Dibra për në Tiranë, për të marrë në pyetje të vetmen të mbijetuar, Merita Tolajn, 16 vjeçe, e cila tashmë doli nga rreziku për jetën dhe ndodhet tek spitali i Traumës. Mësohet se Merita ka folur në dialekt maqedonas, duke e bërë të pamundur marrjen e dëshmisë së saj, pasi grupi hetimor nuk kishte përkthyes me vete. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2020, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori