Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Të gjitha fondet e Teatrit Kombëtar për vëllain e ministres Kumbaro?
Mjaft diskutime janë ngritur kohët e fundit referuar një shfaqje dhe se sa është shuma e vënë në dispozicion, pasi këtu lakohet emri i vëllait të ministres Kumbaro. Së fundmi është shkaktuar një debat në mediat sociale për një shfaqje të vëllait të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, regjizorit Saimir Kumbaro.

Spekulohet se për shfaqjen e tij është vënë në dispozicion 60% e shumës vjetore të Teatrit Kombëtar. Lidhur me këtë situatë, një reagim ka ardhur edhe nga drejtori i këtij teatri, Hervin Çuli, i cili ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka deklaruar se për shfaqjen janë dhënë vetëm 3.2 milion lekë të rinj. Por pas nuk ka qëndruar edhe ministrja Kumbaro, e cila ka thënë se i vëllai po bën punën e vetë pasi është regjizor. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori