Të gjitha detajet: Kush ishte shqiptari Met Kanani që futi 1.1 ton drogë në Turqi (VIDEO)
Pëlqej
Forcat Speciale të Turqisë organizuan një operacion të madh anti-drogë në Stamboll në qytetin bregdetar të Bodrumit duke arrestuar 11 persona, nga të cilët katër prej tyre ishin shqiptarë.

Autoritetet turke bëjnë të ditur vetëm emrin e liderit të organizatës që futi 1.1 ton hashash në Turqi, i cili quhet Met Kanani dhe mes turqve njihej si "Arnavut Met" ose "Meti Shqiptari", përcjell Albeu.com.

Mësohet se ata e kishin futur drogën përmes rrugëve detare në Turqi dhe më pas e kishin fshehur në një depo uji, të cilën e vëzhgonin me kamera.

Policia turke ishte duke e ndjekur prej gjashtë muajsh organizatën në fjalë duke bërë edhe përgjime të tyre, përmes të cilave janë zbuluar lidhje të forta edhe në Shqipëri.

Policia kishte informacion për sasinë e drogës që në momentin kur ajo po dërgohej në Bodrum duke qenë se e kishtë nën kontroll grupin duke ndërhyrë pikërisht në momentin që ata e kishin zbritur nga mjeti lundrues për t'a futur në një depo uji. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori