"Të fus golin unë...", lideri i vetëshpallur i opozitës kërcënon analistin
Kujtim Gjuzi ka folur për disa minuta në emisionin “Të Pakespozuarit”, për arsyet përse ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit.

Ai tha është konsultuar me ndërkombëtarët dhe se është mik i Amerikës, për shkak se mban një orë “Atlantic”.

Ndërsa Gjuzi fliste për “opozitën e re” që po ndërtohet me miratimin e Edi Ramës, mes të ftuarve në studio kishte shpesh të qeshura, ndër to edhe analisti Andi Bushati.

I acaruar, Gjuzi, iu drejtua Bushatit, “Bushat kujdes! Të fus golin si Bashkim Finos”, gjë që ka shtuar të qeshurat mes të ftuarve.

I pyetur më tej, për akuzat ndaj tij si borxhli ndaj njerëzve, dhe se i kanë mbajtur celularin për shkak të borxhit, Gjuzi i mohoi keto: “Numri i celularit tim është 0692079… “, sqaroi Gjuzi.
Shtuar më 08/03/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori