Të frenojmë batërdinë, bashkia po jep leje ndërtimi në zona të mbrojtura
Pëlqej
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame denoncoi sot shkatërrimin e zones sportive pranë Liqenit Artificial në kryeqytet duke akuzuar bashkinë se po jep leje ndërtimi në zona te mbrojtura e te ndjeshme.

Sipas Lames, vendi eshte ndare ne pashalleqe private, ne te cilat eshte thuajse e pamundur te nderhyhet nga qeveria qendrore per te frenuar baterdine e betonit.

"Rreth një vit më parë Bashkia lançoi Planin Rregullues, krimin më të madh urban. Dyshja Luli – Berisha ndryshoi edhe ligjet përkatëse për t’ia përshtatur ato batërtisë së planeve të tyre. PS dhe grupimet e shoqërisë civile e kundërshtuan këtë plan. Kushdo i kujton denoncimet tona për parkun e Namazgjasë, Kopshtin Botanik.Sot po denoncoj sërish një nga krimet e këtij plani, shkatërrimin e zonës sportive poshtë zonës së digës në Liqen. Tani që lejen e dhanë, po përdorin një gënjeshtër edhe më surreal dhe thonë se me prishjen do shtohet gjelbërimi. Vetëm 6 muajve të fundit janë miratuar 60 leje ndërtimi në zonat ëmtë ndjeshme të qytetit dhe 70 studimet për ndërtime të tjera të larta si kjo mostra që po flasim sot" u shpreh Lame. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori