E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Të “fortit” shkodranë tmerrojnë punonjësit, breshëri me automatik pranë karburantit
Mbremjen e djeshme janë arrestuar dy shkodranë nga policia e Tiranës.

Të dy të dehur, edhe shoferi edhe pasagjeri kanë shkuar të mbushin makinën me karburant,por punëtori duke parë gjendjen e tyre nuk ka pranuar ta mbuxhë makinën pa marrë më parë paratë.

Kjo gjë ka acaruar pasagjerin 34-vjeçar Gjin Ndoj, i cili ka dalë nga makina dhe ka nisur të debatojë me punonjësin.

Ndërsa, më pas është kthyer në makinë dhe ka marrë një automatik që ndodhej në sediljen e pasme, duke qëlluar një herë në ajër. Në këtë momente ka dalë nga mjeti edhe shoferi, 21-vjeçari Mario Deda, i cili i ka hequr armën nga dora shokut të tij, duke e futur në bagazhin e makinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në rrugën “Dritan Hoxha”, kur dy “të fortët” nga Shkodra, po dilnin nga Tirana me automjetin me targë AA 381 RO.

Të dy janë arrestuar nga Policia dhe pritet gjykimi ndaj tyre.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.3, u arrestuan në flagrancë shtetasit, Gjin Ndoj, 34 vjeç e Mario Deda, 21 vjeç, banues në Shkodër, të dënuar më parë. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 06:00, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë një karburanti, në gjendje të dehur, shtetasi Gjin Ndoj ka qëlluar në ajër me automatik, që e mbante pa leje shtetasi Mario Deda, në mjetin me targë AA 381 RO. Grupi hetimor në vendngjarje ka bllokuar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë dhe një fishek”, tha zyrtarisht Policia.
Shtuar më 06/11/2017, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori