“Të fortët” e PD rrahin komisionerin e PS në Shkodër
Një incident është shënuar sot në Shkodër, ku të ashtëquajturit "të fortët"e Partisë Demokratike, kanë dhunuar komisionerin e Partisë Socialiste. Incidenti është shënuar që në nisje të procesit të votimit, në Bardhaj në Shkodër.

Komisioneri i Partisë Socialiste, Kol Ndre Pepeaj është qëlluar nga disa "të fortë", të cilët janë mbështetës të PD. Lidhur me këtë rast, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sikundër po procedon kundër autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2015, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori